Gjuajtje me armë në Prishtinë – policia del në vendngjarje

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Prishtinë – policia del në vendngjarje

Më: 14 mars 2020 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur këtë të shtunë në Prishtinë.

Rasti mësohet të ketë ndodhur afër xhamisë së Llapit tek rruga Ilir Konushefci.

Pas informatës, në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe po merret me rastin.

Ende nuk dihet zyrtarisht, nëse ka persona të lënduar.

Media ka tentuar të flasë me policinë, për të kuptuar detajet e ngjarjes, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat