E konfirmon Policia: Një person është plagosur nga përleshja me armë në Prishtinë

Kronikë e zezë

E konfirmon Policia: Një person është plagosur nga përleshja me armë në Prishtinë

Më: 15 mars 2020 Në ora: 00:36
Ilustrim

Sonte rreth orës 22:00, në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, ka ndodhur një perleshje fizike në mes të disa personave ku më pas nga arma e zjarrit ka mbetur i plagosur një person.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës, tha se përveç plagosjes nga përleshja fizike ka mbetur i lënduar edhe një tjetër person.

“Në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Të dy personat janë dërguar për tretman mjekësor”, konfirmoi Ahmeti.

Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona të cilët dyshohet të kenë marr pjesë në rastin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat