Arrestohen 4 të dyshuar për drogë në Prishtinë, 2 marrin tretman mjekësor

Kronikë e zezë

Arrestohen 4 të dyshuar për drogë në Prishtinë, 2 marrin tretman mjekësor

Më: 15 mars 2020 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Në Prishtinë katër persona janë arrestuar dje për përdorim narkotikësh, derisa dy prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor për përdorim të tepërt narkotikësh.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj Kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të banesës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 6.3 gramë substancë e dyshuar narkotike ngjyrë e bardhë dhe 8.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor pasi që kishin përdorur sasi të tepruar të narkotikëve”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat