Përleshje në Prishtinë: Një person lëndohet nga shkrepja e armës, tjetri goditet me kondak - Bota Sot
Përleshje në Prishtinë: Një person lëndohet nga shkrepja e armës, tjetri goditet me kondak

Kronikë e zezë

Përleshje në Prishtinë: Një person lëndohet nga shkrepja e armës, tjetri goditet me kondak

Më: 16 mars 2020 Në ora: 13:31
Foto Ilustrim

Një mosmarrëveshje e mëhershme ndërmjet disa personave, ka eskaluar në rrahje dhe lëndime trupore, të shtunën në Prishtinë

Rasti ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka njoftuar policia në rportin 24 orësh.

“Si pasojë e mosmarrëveshjes të mëhershme, ka ardhur deri te rrahja në mes dy grupeve, ku dy meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga shkrepja e armës se zjarrit, ndërsa tjetri është goditur me kondak të armës”, thekson policia.

Po ashtu, bëhet e ditur se dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.

“Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia e njërit prej personave të dyshuar, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar, thekson policia.
Ndërkohë, nuk raportohet për të arrestuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat