Vajza nga Gjilani sulmon babain, e bën për spital

Kronikë e zezë

Vajza nga Gjilani sulmon babain, e bën për spital

Më: 16 mars 2020 Në ora: 14:56
Ilustrim

Policia në Gjilan ka arrestuar një vajzë e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dieles në Gjilan, ku pas një mosmarrëveshje, vajza ka sulmuar babain.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar babain e saj viktimën mashkull. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor”, ka njoftuar policia.

Ndërkaq e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat