Aksident i rëndë mes tri veturave afër Katedrales në Prishtinë, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë mes tri veturave afër Katedrales në Prishtinë, ka të lënduar

Më: 16 mars 2020 Në ora: 15:22
Ilustrim

Një aksident trafiku me dëme të konsiderueshme materiale ka ndodhur në qendër të Prishtinës.

Dy automjete të tipit “Mercedes” dhe një “Pasat” janë ndeshur afër Katedrales në kryeqytet.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin.

Nuk është raportuar për persona të lënduar.

Image

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Rreth orës 15:00 në afërsi të Katedrales, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat