Llapjanit i gjuajnë koktej molotovi në oborrin e shtëpisë

Kronikë e zezë

Llapjanit i gjuajnë koktej molotovi në oborrin e shtëpisë

Më: 17 mars 2020 Në ora: 09:49
Ilustrim

Një qytetari të Podujevës dikush i ka gjuajtur koktej molotovi në oborrin e shtëpisë.

Mbrëmë në ora 23:30, në Podujevë një qytetar ka raportuar në stacionin e Policisë së Kosovës se, derisa ishte në shtëpinë e tij kishte dëgjuar një eksplodim.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe e cila dyshohet të jetë molotov e cila gjatë eksplodimit kishte përfshirë një sipërfaqe rreth 1.5 metra katror.

Edhe pse policia këtë rast është duke e cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat