Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve tek lumi Ibër

Kronikë e zezë

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve tek lumi Ibër

Më: 17 mars 2020 Në ora: 14:03
Ilustrim

Sapo ka ndodhur një përleshje fizike mes qytetarëve shqiptarë dhe atyre serbë tek lumi Ibër më saktësisht mes Suhodollit dhe stadiumit Riza Lushta ku po kryhen punimet për rregullimin e shtratit të lumit.

Deri tek përleshja ka ardhur pasi që serbët kanë penguar dëmtuar dhe penguar punimet që po bëhen në këtë pjesë të qytetit të Mitrovicës.

Serbët me urdhër të strukturave paralele kanë dalur në vendin ku po bëhen punime në lumin Ibër.

Serbët me eskavator kanë dëmtuar një pjesë të punimeve në kryera nga një kompani shqiptare për rregullimin e lumit dhe pjesës anësore të tij.

Kjo kompani është kontraktuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lidhur me këtë problematikë, ditë më parë ka reaguar edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili i ka bërë thirrje kryetarit të komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, që të mos pengojë punimet e kontraktuara nga Ministria e Ambientit dhe Bashkimi Evropian.

Policia po dëshiron të arrestojë punëtorët shqiptarë që po kryejnë punimet në atë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat