Koronavirusi ul aksidentet në Kosovë

Kronikë e zezë

Koronavirusi ul aksidentet në Kosovë

Më: 18 mars 2020 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Pas evidentimit të rasteve me kornnavirus në Kosovë ka renë dukshëm numri i aksidenteve të trafik.

Rrugët në Kosovë janë boshatisur në pesë ditët e fundit. Kësisoj ka renë drastikisht edhe numri i aksidenteve në trafik.

Nëse në fillim të javës së kaluar, numri i aksidenteve brenda një dite është sillur deri në 70, në gjatë 24 orëve të fundit aksidente më të lënduar janë raportuar vetëm 9, ndërsa 6 më dëme materiale.

Të dhënat e policisë tregojnë se pak aksidente ka pasur edhe në fillim të javës. Të hënën aksidente me të lënduar kanë qenë vetëm 5, ndërsa me dëme materiale 6.

Edhe shqiptimi i tiketave është shumë i ulët. Nëse, jave të kaluar brenda 24  orëve janë shqiptuar rreth 130 tiketa, në 24 orët e fundit  numri i tyre është 110.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat