Trafik klandestinësh, dy të arrestuar në Korçë e Pogradec

Kronikë e zezë

Trafik klandestinësh, dy të arrestuar në Korçë e Pogradec

Më: 18 mars 2020 Në ora: 19:12
Ilustrim

Dy persona u arrestuan në Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në Korçë u ndalua 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Agjencia” të finalizuar para 1 muaji.

"U bë ndalimi i shtetasit N. D., 59 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Agjencia”, finalizuar më datë 21.02.2020, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë”.

Ndërsa në Pogradec u arrestua në flagrancë 1 shtetas i cili u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Ford Focus”, pesë shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së".

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat