Plagosje me armë në Vushtrri, viktima dërgohet urgjentisht në QKUK

Kronikë e zezë

Plagosje me armë në Vushtrri, viktima dërgohet urgjentisht në QKUK

Më: 19 mars 2020 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në Vushtrri.

Policia përmes raportit 24 orësh ka treguar se viktima është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një i dyshuar.

Rasti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëvshje të mëhershme lidhur me një pronë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë 7.65mm.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat