Grabitje e armatosur në Ferizaj

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Ferizaj

Më: 19 mars 2020 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë kryer grabitje deri në 5 mijë euro në një pikë karburanti në Ferizaj, gjatë ditës së djeshme rreth orës 03:45.

Sipas dy punëtorëve të kësaj pike, të dyshuarit nën kërcënimin e armës AK-47, u kanë grabitur dy telefona celular, 500 euro para kesh dhe shumë paketime me cigare, vlera e të cilave arrin në 5 mijë euro.

Pas kryerjes së grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, derisa nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat