Nuk respektoi vendimin e Qeverisë, arrestohet pronari i pompës së derivateve

Kronikë e zezë

Nuk respektoi vendimin e Qeverisë, arrestohet pronari i pompës së derivateve

Më: 22 mars 2020 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar pronarin e një pompe të derivateve në Zhegër, pasi që i njëjti ka vepruar në kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës  i cili vendim është nxjerrë me qëllim të luftimit dhe parandalimit të Pandemisë Covit-19.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga policia e Gjilanit, ku theksohet se pronari i lokalit iu kishte shërbyer kilientëve në kundërshtim edhe me masat mbrojtëse higjienike.

“I dyshuari duke mos respektuar vendimin në fjalë ka lejuar që një numër i konsiderueshëm i klientëve të futën dhe të qëndrojnë brenda hapësirës së kafiterisë që gjendet në objektin e pompës, të cilëve klient i dyshuari u ka shërbyer pije në kundërshtim edhe me masat mbrojtësi higjienike”, thekson policia.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari pasi është intervistuar nga hetues policor i i njejti është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat