Arrestohet gjilanasi: E mbante restorantin hapur, brenda 13 klientë e 4 femra punëtore të lokalit

Kronikë e zezë

Arrestohet gjilanasi: E mbante restorantin hapur, brenda 13 klientë e 4 femra punëtore të lokalit

Më: 23 mars 2020 Në ora: 14:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka identifikuar raste ku nuk po respektohet vendimi i Qeverisë për të mos shërbyer klientë lokalet hoteliere. Në Gjilan është arrestuar menaxheri i një restoranti, ku ishin hasur 13 klientë dhe 4 punëtore të lokalit.

Policia në një njoftim për media ka bërë të ditur se parmbrëmë rreth mesnatës në rrugën e Graçanicës në Gjilan kishte hasur hapur një restorant i cili po e ushtronte veprimtarinë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë pas fillimit të përhapjes së coronavirusit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili si menaxher i një restoranti nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19, ku brenda në atë restorant njësiti policor kishte has në 13 persona si klient dhe 4 femra punëtore të lokalit”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari për më tepër sipas policisë, kishte refuzuar ta mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor i cili si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat