​Arrestohen dy shqiptarë dhe një serbe në veri

Kronikë e zezë

​Arrestohen dy shqiptarë dhe një serbe në veri

Më: 24 mars 2020 Në ora: 22:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona, dy meshkuj dhe një femër, janë arrestuar nga policia sonte rreth orës 21:45, derisa po udhëtonin me automjetin e tyre në veri të Mitrovicës.

Media mëson se në automjetin e tyre policia ka gjetur një pistoletë të markës TT, ndërsa dyshohet se edhe automjeti është me origjinë të dyshimtë.

Burimet e KP kanë bërë të ditur po ashtu se të dy personat e gjinisë mashkullore janë shqiptarë nga jugu i Mitrovicës, ndërsa personi i tretë, femër, është e nacionalitetit serb nga qyteti Cacak i Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar për media edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, policia gjatë kontrollit të një veture ka gjetur një armë dhe dy palë targa të automjetit të njëjtë, me ç’rast ka arrestuar tre persona.

"Arma është konfiskuar, ndërsa automjeti është dërguar për verifikim. Jemi në procedurë dhe mbetet që prokurori të vendos për rastin" ka thënë majori Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat