Nuk mbyllen lokalet, policia arreston gjashtë persona në Gjakovë

Kronikë e zezë

Nuk mbyllen lokalet, policia arreston gjashtë persona në Gjakovë

Më: 25 mars 2020 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Shkaku i pandemisë së coronavirusit, Qeveria ka marrë vendim që të kufizohet lëvizja e qytetarëve në orare të caktuara e poashtu që të mbyllen të gjitha lokalet përveç barnatoreve, furrave dhe marketeve ushqimore.

Mirëpo disa nga qytetarët nuk janë duke e zbatuar një vendim të tillë. Si rezultat i kësaj Policia e Kosovës gjatë 24 orëve në Gjakovë ka arrestuar gjashtë persona.

Gjashtë personat u arrestuan shkaku i mos respektimit të vendimit për mbyllje të lokaleve ku edhe u kishin shërbyer pije dhe kafe klientëve.

Më poshtë rastet e plota të arrestimit të personave në Gjakovë nga raporti i policisë:

• Fsh. Ujzi, Gjakovë 24.03.2020-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije freskuese dhe kafe brenda lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Drenica, Gjakovë 24.03.2020-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije ne lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Fsh. Ponoshec, Gjakovë 24.03.2020-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije në lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

• Rr. Marin Barleti, Gjakovë 24.03.2020-19:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për te arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr.UCK-se, Gjakovë 24.03.2020-19:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr.UCK-se, Gjakovë 24.03.2020-19:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat