Shesin miell ilegalisht dhe me çmim më të lartë, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Shesin miell ilegalisht dhe me çmim më të lartë, arrestohen tre persona

Më: 26 mars 2020 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Tre persona dje janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë shitur miell ilegalisht dhe me çmim të lartë.

Sipas njoftimit të policisë të dyshuarit nga Deçani janë liruar me procedurë të rregullt.

“Fsh. Carrabreg i Epërm, Deçan 25.03.2020 – 09:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi të njëjtit janë hasur duke shitur miell në mënyrë ilegale pa biznes të regjistruar dhe me çmim të lartë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal dhe  të ATK-së. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat