I caktohet masa e ndalimit për 48 orë nënës që dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj fëmijëve

Kronikë e zezë

I caktohet masa e ndalimit për 48 orë nënës që dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj fëmijëve

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:15
Foto Ilustrim

Në Komunën e Podujevës, të mërkurën, eshtë arrestuar një e dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj fëmijëve të saj.

Kjo gjë u bë e ditur nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Sipas raportit në fjalë, thuhet se një femër ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj dhe më pas ka ndërhyrë edhe bashkëshorti i të njëjtës.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje në shtëpi  kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, pastaj në rast ishte përfshi edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit të shtetit, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat