Rrahje në Podujevë, përdoren mjete të forta – një i lënduar

Kronikë e zezë

Rrahje në Podujevë, përdoren mjete të forta – një i lënduar

Më: 26 mars 2020 Në ora: 19:31
Ilustrim

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur sot në orën 16:15 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Rrahja mes tyre ka ndodhur pak pas lejimit të lëvizjes së lirë. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, nga përleshja një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, kurse një i dyshuar është arrestuar. Në këtë përleshje janë përdorur edhe mjete të forta.

“Në ora 16:15 kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë, ku kanë qenë të përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka arrestuar njërin nga personat ndërkohë që personi tjetër, i cili ka qenë i përfshirë në rast është dërguar për tretman mjekësor, për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga përleshja, ku janë përdorur edhe mjete të forta. Aktualisht me rastin po merren njësitet përkatëse nga stacioni policor i Podujevës, ndërkohë që personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka deklaruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat