Arrestohet një person para shtëpisë së Hashim Thaçit

Kronikë e zezë

Arrestohet një person para shtëpisë së Hashim Thaçit

Më: 28 mars 2020 Në ora: 19:37
Shtëpia e Hashim Thaçit

Policia e Kosovës sot në orët e pasdites ka arrestuar një qytetar, të përkatësisë serbe, i cili ka shkuar pranë shtëpisë së presidentit Hashim Thaçi, me ç’rast ka bërë sjellje fyese dhe kërcënuese.

Ai kishte bërë xhiro me veturë, ka ngritur tre gishtërinj dhe ka lëshuar muzikë me zë të lartë.Gjesti i tre gishtave është një simbol nacionalist serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime fashiste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve.

Një burim i medias ka bërë me dije se serbi i dyshuari Ivan Lekic, rreth orës 16:00, me veturën e tij “Peugeot 206”, në gjendje e të dehur kishte shkuar afër shtëpisë së presidentit të Kosovës, e cila gjendet në lagjen Veternik, duke shfaqur shenja të urrejtjes dhe këtë e kishte bërë duke ngritur tre gishtërinj të dorës si dhe duke dëgjuar muzikë në gjuhën serbe më zë të lartë, e duke u shprehur me zë të lartë në gjuhën serbe.

Sipas këtij burimi këto veprime i dyshuari i kishte përsëritur disa herë deri në momentin kur ishte ndalë nga njësia e cila siguron shtëpinë presidentit.

“I dyshuari ka rezultuar të jetë në gjendje të dehur dhe të njëjtit pas kontrollimit të veturës i është gjetur një thikë”.“Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore. Në konsultim me prokurorin kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa 48 orë”, ka thënë ky burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat