Nën ndikim të alkoolit, babai nga Deçani e bën djalin për spital

Kronikë e zezë

Nën ndikim të alkoolit, babai nga Deçani e bën djalin për spital

Më: 29 mars 2020 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Policia në Deçan ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje, ka rrahur djalin e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Deçan, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K pasi që kishte pasur mosmarrëveshje me viktimën (djalin e tij)mashkull K-Shqiptar”, thekson raporti.

Policia bën të ditur se i dyshuari nuk është intervistuar pasi që ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat