Policia jep detajet për vdekjen e 18-vjeçares nga Vushtrria

Kronikë e zezë

Policia jep detajet për vdekjen e 18-vjeçares nga Vushtrria

Më: 29 mars 2020 Në ora: 13:08
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detajet për vdekjen e një vajze 18-vjeçare nga Vushtrria, për të cilën mediat kishin raportuar të shtunën.

Sipas Policisë, viktima femër është sjellë nga familjaret ne gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjatë trajtimit nga stafi mjekësor ka ndërruar jetë.

“Viktima ishte paraqitur para disa ditëve te mjeku dhe ishte udhëzuar që të spitalizohet në Klinikë Infektive por për shkak te rrethanave te epidemisë e njëjta nuk ishte kontrolluar te mjeku”, thuhet në raportin e Policisë.

“Ne repartin emergjencës kanë dalur njësit përkatëse policore dhe me urdhër te prokurorit trupi i pajete është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjor për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat