Arrestohet një person në Ferizaj – nuk respektoi urdhrin policor dhe sulmoi fizikisht një polic

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Ferizaj – nuk respektoi urdhrin policor dhe sulmoi fizikisht një polic

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Ferizajt, pasi nuk e kishte respektuar urdhrin policor si dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

I dyshuari është shtetas i Shqipërisë dhe është arrestuar rreth orës 05:25, ndërsa viktima raportohet se ka marrë tretman mjekësor.

Policia e Kosovës bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat