Arrestohet një person në Pejë, nxiti përçarje në facebook

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, nxiti përçarje në facebook

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar dje në qytetin e Pejës.

Policia njoftoi se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti kishte postuar shkrim me përmbajtje të dyshuar nxitëse e përçarje dhe mos durimit, në profilin e facebook-ut të një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhë Rexhaj” në Pejë

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është proceduar për ‘nxitje e përçarje dhe mos durim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat