Shpërndanin heroinë e kokainë, 3 të arrestuar

Kronikë e zezë

Shpërndanin heroinë e kokainë, 3 të arrestuar

Më: 1 prill 2020 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Durrës gjatë një aksioni të koduar “High Quality” për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë organizatori E.Ç. 28 vjeç, shpërndarësi F.K. 20 vjeç dhe bashkëpunëtorja e këtij të fundit, 20-vjeçarja me iniciale M.M.

Policia thotë se të tre këta persona shpërndanin heroinë dhe kokainë në doza, çmimi i së cilës varionte nga 40 denë 100 Euro. Lënda narkotike sigurohej nga 28-vjeçari, i cili është person me precedent penal në këtë fushë, dhe më pas shpërndahej nga 20-vjeçari.

Gjatë aksionit, 20-vjeçari me iniciale F. K. u kap me 11 doza heroinë dhe 5 doza kokainë, të cilët i kishte gati për shitje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat