Kontrabandim me mallra, arrestohen dy serbë

Kronikë e zezë

Kontrabandim me mallra, arrestohen dy serbë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Në fshatin Treseva në Leposaviq janë arrestuar disa persona për kontrbandim me mallra.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë të cilët nga njësiti policor janë hasur me automjetin e tyre  në të cilin automjet kishin pas të ngarkuar 3.5 ton pemë dhe perime të ndryshme.

Të dyshuarit ilegalisht kishin hyrë në Kosovë, kishin kontrabanduar mallrat dhe  nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë gjatë epidemisë.

Pas intervistimit të të dyshuarve, janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore sipas udhëzimeve të prokurorit.

Rasti është proceduar nga policia për ‘kalim ilegal i kufitrit & kontrabandim me mallra’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat