Arrestohet në Kamzë pas 9 vitesh, tentoi të shtypte me makinë shtetasin italian

Kronikë e zezë

Arrestohet në Kamzë pas 9 vitesh, tentoi të shtypte me makinë shtetasin italian

Më: 4 prill 2020 Në ora: 09:23
Erjol Ceka

Finalizohet operacioni policor i koduar "Kamza". Një 31 vjeçar I shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

Erjol Ceka, 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali.

Autoritetet gjyqësore në Torino, Itali, me vendimin penal Nr. 997/2019 SIEP, datë 17.02.2020, e kanë dënuar këtë shtetas me 13 vjet, 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

“Ky shtetas dyshohet se më datë 17.01.2011, në Asti, Itali, ka tentuar që të shtypë me makinë shtetasin italian  S. S., duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura. 

Më datë 14.12.2012, së bashku me një person tjetër, ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar. Gjithashtu, më datë 31.01.2015, në bashkëpunim me një person tjetër, ka plagosur rëndë me thikë shtetasin shqiptar A. G” informoi policia e shtetit

Materialet e arrestimit të përkohshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Operacioni u krye nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat