Të karantizuarit dëmtojnë konviktin

Kronikë e zezë

Të karantizuarit dëmtojnë konviktin

Më: 4 prill 2020 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona që janë duke qëndruar në karantinë në konviktet e studentëve në Prishtinë, kanë dëmtuar inventarin e dhomës.

Sipas raportit, rasti ka ndodhur të premtën e 2 prillit ndërsa është akoma nën hetime.

Njoftimi i plotë:

“Qendra e Studenteve, Prishtinë 02.04.2020 – 21:20. Ankuesi mashkull kosovar përgjegjës i konviktit, ka informuar se në konvikte të studentëve që shfrytëzohet për karantinë, persona të pa njohur kanë dëmtuar inventarin. Rasti është duke u hetuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat