Të shtëna me armë në Prishtinë, tre persona shoqërohen në polici

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Prishtinë, tre persona shoqërohen në polici

Më: 4 prill 2020 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Tre persona kanë shtënë me armë zjarri në Prishtinë në rrugën “Malush Kosova”.

Ende nuk dihen arsyet e këtyre të shtënave që ndodhën në orën ku ndalohet dalja në rrugë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 19:37, policia është njoftuar se në rrugën ‘Malush Kosova’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast ku janë përdorë armë zjarri. Policia ka intervenuar dhe shoqëruar në polici tre persona, në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja, policia po vazhdon ta trajtojë rastin”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai tha se rasti po vazhdon të hetohet nga organet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat