Leposaviqi në karantinë, hajnat u hynë rend shtëpive për të vjedhur

Kronikë e zezë

Leposaviqi në karantinë, hajnat u hynë rend shtëpive për të vjedhur

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:18
Ilustrim

Disa persona të panjohur kanë kryer vjedhje në disa shtëpi në fshatin Borcane të Leposaviqit, të dielën rreth orës 22:00 dhe të hënën rreth orës 06:00.

Sipas banorëve atje, të dyshuarit kanë hapur me forcë dyert e disa shtëpive, ndërsa në dy prej tyre kanë vjedhur një motor sharrë, 40 litra pije alkoolike dhe një dylbi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Nuk është raportuar për arrestime e as për persona të dyshuar lidhur këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat