Vrau vëllanë e më pas ia mori 35 mijë franga e 8 mijë euro, detaje të reja nga rasti në Rahovec

Kronikë e zezë

Vrau vëllanë e më pas ia mori 35 mijë franga e 8 mijë euro, detaje të reja nga rasti në Rahovec

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:07
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë edhe sot detaje lidhur me rastin e rëndë që ndodhi në Rahovec, ku dyshohet se një person u vra, e më pas u dogj nga vëllau i tij për motive tashmë ende të paqarta.

Policia në raportin 24-orësh ka thënë se i dyshuari është arrestuar më datë 9 prill, teksa rasti dyshohet të ketë ndodhur më 11 shkurt.

Sipas policisë, i dyshuari ka marrë nga vëllau i tij një sasi të konsiderueshme të parave, nga ku më pas edhe e ka djegur trupin e tij.

Po ashtu, policia në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur para të gatshme 8 mijë euro dhe 35 mijë franga.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Lidhur me rastin me datën 09.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me datën 11.02.2020 për motive të panjohura kishte vrarë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, të ia ketë marr një sasi të konsiderueshme të parave dhe më pas dyshohet se ka djegë trupin e tij. Viktima nga familjarët e tij me datën 27.02.2020 është raportuar si person i zhdukur. Nga i dyshuari si prova materiale janë sekuestruar dy pistoleta të ndryshme me shtatë fishek, para të gatshme 8.000 (tetëmijë) euro dhe 35.000 (tridhjetë e pesëmijë) franga Zvicerane. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat