Arrestohet farmacisti në Rahovec, shiste barna me çmim të lartë

Kronikë e zezë

Arrestohet farmacisti në Rahovec, shiste barna me çmim të lartë

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:07
Ilustrim

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person, i cili ka shitur medikamente me çmime të larta. Të njëjtit, iu janë konfiskuar paketimet me medikamente të ndryshme.

“Është raportuar se gjatë kontrollit në barnatoren e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime të medikamenteve të ndryshme të cilat dyshohet se kanë qenë duke u shitur me çmime të ngritura. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat