Postoi video me armë në rrjete sociale, policia arreston një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Postoi video me armë në rrjete sociale, policia arreston një person në Mitrovicë

Më: 10 prill 2020 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që dyshohet për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se policia ka realizuar një urdhër-kontroll me ç’rast ka rezultuar me gjetjen e një arme.

“Urdhër-kontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se i dyshuari C. H. 43 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi në rrjetet sociale ishte postuar një video sekuencë ku në prezencë të tij një fëmijë shkrepte një armë zjarri. Gjatë kontrollit, Policia te i dyshuari ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë, e llojit pistoletë , e cila dyshohet te jetë përdorur në video sekuencat e postuara”, tha Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se i dyshuari pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat