Arrestohen 21 persona sepse luanin futboll gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit

Kronikë e zezë

Arrestohen 21 persona sepse luanin futboll gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit

Më: 10 prill 2020 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona sepse nuk respektuan masën e ndalimit të qarkullimit sipas vendimit që ka nxjerrë Qeveria e Kosovës.

Personat ishin arrestuar gjatë një inspektimi të Policisë së Kosovës në fshatin Gegjë të Gjakovës, me çrast kanë hasur në një grup personash duke luajtur futboll

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.

Nga 21 të arrestuarit, tre persona kanë qenë të mitur dhe janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa 18 të tjerët janë ndaluar në qendrat e mbajtjes për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat