Kokainë me anijen që u kthye në Itali pasi solli në Durrës shqiptarët e vdekur nga koronavirusi

Kronikë e zezë

Kokainë me anijen që u kthye në Itali pasi solli në Durrës shqiptarët e vdekur nga koronavirusi

Më: 11 prill 2020 Në ora: 06:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 21 kg kokainë dhe heroinë brenda kamioni të nisur nga Durrësi janë sekuestruar në Itali.

Mjeti ishte brenda anijes M/N Marina e cila erdhi në Durrës një ditë më parë dhe solli trupat e disa shqiptarëve të ndjerë që humbën jetën nga koronavirusi në Itali dhe u kthye në Bari me itineraret e saj.

Policia italiane në Bari bëri të ditur sot se ka arrestuar një shqiptar, 47-vjeç (identiteti i të cilit ende nuk dihet), pasi është kapur rreth 21 kg drogë e llojit kokainë dhe heroinë.

Mediat italiane shkruajnë se janë kapur 12 kg kokainë, e cila ishte e vendosur në 11 pako dhe 8.8 kg heroinë, e cila ishte e vendosur në 8 pako. Mësohet se 19 pakot e drogës ishin fshehur në pjesën e marrshit të kamionit, që drejtohej nga 47-vjeçari.

Droga u zbulua nga qentë e pikës së postbllokut të ngritur për Covid-19. Shoferi deklaroi para policëve se kishte ardhur nga Durrësi dhe po udhëtonte drejt provincave të Piacenza-s dhe Bergamos, pasi do të linte një ngarkesë me konfeksione.

Por, sapo kamioni ndaloi, qentë nuhatën drogën dhe pas kontrollit të imtësishëm të mjetit u gjet lënda narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat