Gjendet i vdekur një person në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Fushë-Kosovë

Më: 12 prill 2020 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Fushë-Kosovë, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën “Epiri” në Fushë Kosovë.

“Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull K. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku”, thekson policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat