​Nuk respektuan vendimin e Qeverisë, ndalohen 102 persona

Kronikë e zezë

​Nuk respektuan vendimin e Qeverisë, ndalohen 102 persona

Më: 13 prill 2020 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dhe dërguar në procedurë të rregullt 102 persona për shkak se nuk kanë vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë dhe luftimit të sëmundjeve ngjitëse.

Sipas policisë, për mos respektim të vendimit të qeverisë lidhur me qarkullim-ndalimi, në regjionin e Prishtinës, janë ndaluar 47 persona, të Gjilanit 1 person, të Ferizajt, 15 persona, të Prizrenit, 14 persona, të Pejës 11 persona. Ne regjionin e Gjakovës janë ndaluar 9 persona, në Mitrovicën e jugut 2 persona, në veri 3 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat