Kapet shqiptari i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge

Kronikë e zezë

Kapet shqiptari i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge

Më: 13 prill 2020 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Një shqiptar është prangosur nga policia në Itali, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik droge.

Arrestimi është bërë në Gallarate, Varese.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua ndërsa po udhëtonte me një makinë së bashku me një tjetër shqiptar.

Pas kontrolleve, policia ka zb7uluar se ai ishte në kërkim prej 2 vitesh nga policia shqiptare, për trafik ndërkombëtar droge, pasi i ishin kapur 60 kilogramë kanabis sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat