Arrestohen 55 persona që shkelën masat e qeverisë

Kronikë e zezë

Arrestohen 55 persona që shkelën masat e qeverisë

Më: 14 prill 2020 Në ora: 10:13
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës ka arrestuar 55 persona për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Vetëm gjatë së hënës Policia e Kosovës në tërë vendin ka arrestuar 55 persona për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” .

Sipas njoftimit, vetëm në Prishtinë janë arrestuar tetë persona, në Gjilan tre, katër persona në Ferizaj, 13 në Prizren, nëntë në Pejë, dy në Gjakovë, 10 në pjesën jugore të Mitrovicës dhe gjashtë nëpër pikat kufitare.

Policia ka bërë të ditur se në pjesën veriore të Mitrovicës gjatë së hënës nuk është arrestuar asnjë person për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat