Arrestohet një person në Gjakovë, punoi në market pas orarit të lejuar

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjakovë, punoi në market pas orarit të lejuar

Më: 14 prill 2020 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një persona në Gjakovë rreth orës 20:00, pasi nuk e kishte respektuar urdhrin për kufizim të lëvizjes duke punuar edhe pas orarit në market.

Rastin e ka konfirmuar Lumni Graishta, Drejtor Rajonal në Policinë e Gjakovës, i cili ka thënë se të njëjtit i është tërhequr vërejtja disa herë.

“Diku rreth orës 20:00 përafërsisht është arrestuar. Është gjet i dyshuari duke punuar në market edhe pse ditëve të para kur policia ka filluar me implementim e masave për parandalim të përhapjes së Covid-19 iu është tërheq vërejta menjëherë, por kemi pas informata se ai po operon edhe pas orës së kufizimit të lëvizjes kështu që është arrestuar. Me urdhër të prokurori është ndalu për 48 orë”, ka thënë nënkoloneli Lumni Graisha për Gazetën Sinjali.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat