Kapet 35-vjeçari shqiptar në Greqi, bënte namin me grabitje

Kronikë e zezë

Kapet 35-vjeçari shqiptar në Greqi, bënte namin me grabitje

Më: 15 prill 2020 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Maroussi të Athinës, pasi akuzohet për grabitje dhe vjedhje.  Ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij.

Dy personat kanë grabitur një çift, duke i marrë me forcë një çantë që kishte një shumë parash.

Çifti njoftoi menjëherë policinë, të cilët arrestuan 35-vjeçarin shqiptar, kur personi tjetër u identifikua dhe është shpallur në kërkim.

Gjatë aksionit për arrestim, shqiptari ka bërë rezistencë duke kundërshtuar forcat e policisë.

Në vendin e grabitjes u gjet dhe u konfiskua motoçikleta e autorëve, mjete të ndryshme për vjedhje, doreza, një pistoletë më gaz, dy helmeta motorësh, një kapuç dhe një telefon. 

Sipas mediave greke, nga hetimet rezulton se dy  personat që prej muajit shkurt kishin qenë vjedhës sistematikë, kryesisht në zonën e Atikës.

Hetimet kanë zbuluar deri më tani personat kanë kryer nëntë grabitje dhe një vjedhje makine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat