Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë, fadroma përplas një person

Kronikë e zezë

Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë, fadroma përplas një person

Më: 15 prill 2020 Në ora: 11:44
Ilustrim

Një person ka humbur jetën paraditen e sotme, i përplasur nga një fadromë në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”.

Mjeti tip fadromë me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, dyshohet aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen 58-vjeçarin Xh.L.

Lidhur me këtë ngjarje grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat