​Dy të dyshuar dënohen me nga një muaj paraburgim për posedim të drogës

Kronikë e zezë

​Dy të dyshuar dënohen me nga një muaj paraburgim për posedim të drogës

Më: 16 prill 2020 Në ora: 18:07
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë sot ka caktuar masën me nga një muaj paraburgim kundër të pandehurve Sh. S. dhe L. S. për shkak të veprave penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Më 14 prill 2020, i pandehuri Sh. S. në pikën kufitare Qafa e Prushit ka hyrë këmbë ilegalisht nga Shqipëria në territorin e Kosovës, ku më pas është fshehur në shkurre, në pritje të automjetit të tipit BMW, të cilin e drejtonte i pandehuri tjetër L. S.

Ata me këtë rast janë kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës dhe gjatë bastisjes së të pandehurve është gjetur një substancë e ngurtë e llojit kokainë në peshë 52.12 gramë dhe 1650 euro.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat