Policia e Kosovës ndalon 31 persona për mos respektim të kufizimit të lëvizjes

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës ndalon 31 persona për mos respektim të kufizimit të lëvizjes

Më: 17 prill 2020 Në ora: 11:39
Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar 31 persona gjatë 24 orëve të fundit, meqë të njëjtit nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes.

Në Prizren, policia njofton se ka shoqëruar në stacionin policor 11 persona meqë të njëjtit nuk vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë kësaj kohe kur vendi po përballet me pandeminë. Të njëjtit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedura të rregullt.

Gjithashtu edhe në Suharekë policia ka shoqëruar shtatë persona.

Mos respektim të orarit të lëvizjes dhe ndalesa nga Policia e Kosovës ka pasur edhe në Rahovec, Dragash e Fushë Kosovë.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit për shkak të mos respektimit të orarit të lëvizjes, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mitrovicë, një në Vushtrri, dhe një në Mitrovicë të Veriut.

Në Kosovë, ditë më parë janë vendosur masa të reja të qarkullimit me qëllim të parandali mit të përhapjes së Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka qartësuar se qytetarët mund të dalin nga shtëpia në orare të caktuara nga ora 07:00 deri në 22:30, për vetëm 90 minuta, duke u thirrur në numrin e parafundit personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat