Po qarkullonte me armë në fshat pas ndalim qarkullimit, arrestohet i riu në Gjirokastër

Kronikë e zezë

Po qarkullonte me armë në fshat pas ndalim qarkullimit, arrestohet i riu në Gjirokastër

Më: 18 prill 2020 Në ora: 09:04
Ilustrim

Pas ndalimit të qarkullimit për mjetet dhe këmbësorët, polciia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri nga fshati Golem.

Burimet zyrtare konfirmojnë  se forcat e Komisariatit të Policise Gjirokastër kanë arrestuar Surjat Roshin, 20 vjeç.

Ky i fundit po qarkullonte lirshëm në fshat dhe zonën përreth i pajisur me një armë zjarri pa leje.

Menjëherë ai është çarmatosur nga forcat policore dhe është dërguar në dhomat e izolimit në Komisariatin e Policisë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, gjatë kontrollit të territorit, kanë evidentuar një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Golem të Gjirokastrës.Në bashkëpunim me Forcat "Shqiponja"  u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Vezhishti", ku  u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. R., 20 vjeç, banues në fshatin Golem, Gjirokastër.Gjatë kontrollit fizik, 20 - vjeçarit iu gjet edhe një sasi  e vogël lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit tip kallashnikov dhe municionin luftarak".

Mbi të riun rëndon vepra penale e armëmbajtjes pa leje dhe thyerjes së karantinimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat