Nuk respektuan vendimin e qeverisë, 30 persona ndalohen nga policia

Kronikë e zezë

Nuk respektuan vendimin e qeverisë, 30 persona ndalohen nga policia

Më: 20 prill 2020 Në ora: 09:25
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së diel ka ndaluar, arrestuar e shoqëruar në stacion policor 30 persona që nuk zbatuan vendimin e qeverisë.

Gjatë së dielës, Policia e Kosovës ka ndaluar, arrestuar e shoqëruar në stacion policor 30 persona për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas njoftimit, në Prizren ka më së shumti të arrestuar.

Në 9 raste në Prizren, Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona për mosrespektim të vendimit të qeverisë kundër koronavirusit.

Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet:

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 19.04.2020-13:30. Është shoqëruar në stacion policor i  dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Bekim Lushaku, Podujevë 19.04.2020 – 16:20. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Bekim Lushaku, Podujevë 19.04.2020 – 16:40. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Hani Elezit 19.04.2020 – 11:25. Janë shoqëruar në stacionin policore tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Hani Elezit 19.04.2020-15:50. Është shoqëruar në stacion policor  dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Greme, Ferizaj, 20.04.2020 – 00:30. Janë shoqëruar në stacionin policore tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Rrust Kabashi, Prizren 19.04.2020 – 14:00. Janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk iu kishin përmbajtur dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Rrust Kabashi, Prizren 19.04.2020 – 14:20. Janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk iu kishin përmbajtur dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr.Adem Jashari,Prizren 19.04.2020-17:11. Janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar  pasi që të njëjtit janë takuar me veturë gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Brigada 123,Prizren 19.04.2020-21:15. Janë intervistuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovar, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Zhur,Prizren 19.04.2020- 19:10. Është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Shajna,Prizren 19.04.2020- 16:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Brod, Dragash19.04.2020 – 14:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Brod, Dragash 19.04.2020 – 14:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar  pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Mamushë – Suharekë, Prizren 19.04.2020-17:05. Janë intervistuar dy (2) të dyshuar meshkuj kosovar, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Skoqne,Vushtrri 19.04.2020-10:36. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar duke transportuar dru pa dokumente përkatëse. Masa drunore është konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat