I telefoni emergjencës se nuk ndihej mirë, mjekët e gjejnë të vdekur

Kronikë e zezë

I telefoni emergjencës se nuk ndihej mirë, mjekët e gjejnë të vdekur

Më: 20 prill 2020 Në ora: 09:39
Ilustrim

Një vdekje e dyshuar është raportuar dje në Prishtinë.

Në fshatin Preoc të Graçanicës ka ndodhur një vdekje e dyshimtë.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në ora 10:05, kur një person kishte thirrur në emergjencë dhe kishte kërkuar ndihmë shëndetësore, por kur njësiti mjekësor kishte arritur në vendin e ngjarjes, personi kishte qenë pa shenja jete.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit nuk hapet rast dhe se trupi i pa jetë iu lirohet familjarëve, përderisa këtë e ka cilësuar si vdekje e dyshuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat