​Një muaj paraburgim për mashtrim

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për mashtrim

Më: 20 prill 2020 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit E.L., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale mashtrimi.

Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri E.L. do të jetë në liri, ekziston rreziku i ikjes dhe mos paraqitjes së tij para organeve të drejtësisë, pasi që i njëjti ka qenë në kërkim dhe deri në arrestimin e tij më datë 18.04.2020 nuk është paraqitur në organet e drejtësisë.

Po ashtu, ekzistojnë rrethana të posaçme që tregojnë se nëse i pandehuri lihet në liri, do të ndikojë në dëshmitarët e mundshëm që kanë qenë në vendin e ngjarjes, andaj masa e paraburgimit është e domosdoshme dhe efektive me qëllim të pamundësimit të përsëritjes së veprës penale nga ana e të pandehurit dhe zhvillimit të papenguar në këtë ras t penal.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat