Plagoset me thikë një person në Gjilan

Kronikë e zezë

Plagoset me thikë një person në Gjilan

Më: 21 prill 2020 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Hyri për të ndalur një përleshje mes dy personave që po rrahshin në mes vete, por burri nga Gjilani e pësoi keq.

Policia e Kosovës, njoftoi se, në fshatin Uglar të Gjilanit dje rreth orës 17:00, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë përleshur mes veti.

Ndërsa në këtë përleshje, një person mashkull kosovar është therur aksidentalisht, gjatë tentimit për ti ndarë të dyshuarit gjatë përleshjes.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia e ka iniciuar këtë rast për ‘vrasjen e rëndë në tentativë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat