Luajnë bixhoz, Policia e Kosovës arreston pronarin e lokalit

Kronikë e zezë

Luajnë bixhoz, Policia e Kosovës arreston pronarin e lokalit

Më: 21 prill 2020 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dhe ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhjetë të tjerë, meqë të njëjtin janë gjetur në një lokal duke luajtur bixhoz.

Policia ka konfiskuar një numër të konsideruar të letrave të bixhozit, ndërsa me vendim të prokurorit është arrestuar pronari i lokalit.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dhjetë (10) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në një lokal janë hasur duke luajtur bixhoz. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i zhetonëve dhe letrave të bixhozit. Me vendim të prokurorit, pronari i lokalit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Aktualisht në Kosovë, me vendim të qeverisë, janë të mbyllura të gjitha restoranet, dyqanet, lokalet e qendrat tregtare, si masë parandaluese për mos përhapje të koronavirusit.

Ndërsa qytetarët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm 90 minuta në ditë duke respektuar rregullin me numrin e parafundit të letërnjoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat